kryeministri

Haradinaj shkon për ngushëllim në familjen e ish’ushtarit UÇK’së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në familjen Hyseni për ngushëllim, një ditë pas që ndrroi jetë Avni Hyseni ish’ushtar i UCK’së.

“Vizitë ngushëlluese në familjen e luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni, i cili ndërroi jetë mbrëmë. Familja Hyseni humbi birin e saj dhe ne mikun e bashkëluftëtarin e çmuar, kontributi i të cilit për lirinë e atdheut, nuk do të harrohet kurrë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

I ndjeri kishte tash e sa kohë që po qëndronte në gjendje kome i shtrirë në QKUK, ndërkaq, ka ndërruar jetë mbrëmë.

Lajmin e ka bërë të ditur, vëllai i tij, Adnan Hyseni, i cili kishte shitur edhe shtëpinë për të mbledhur paratë që nevojiteshin për shërimin e tij.

Avni Hyseni, ka qenë luftëtari i luftës në Kosovë dhe asaj në
Preshevë. Ai po ashtu ka qenë edhe truproje e kryeministrit Ramush Haradinaj në
kohën para se ai të ftohej në Hagë.

Ky është postimi i vëllait të tij, Adnanit:

“LAVDI luftetar, ushtaret e vertet nuk vdeesin kurr. VLLA ti vetem ike ne amshim e kur Allahu vendos me e afru evladin e vet na veq AMIN ja bojm. Ma bon hallall qe smujta met nejt gati qysh ti e meritove. LAVDI ushtarit te UÇK-se dhe UÇPMB”.