Lideri i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar pas vdekjes së 26 vjeçarit në karantinën e vendosur për pasagjerët që vijnë nga jashtë Kosovës.

Haradinaj thotë se shkelja recidiviste e Kushtetutës he ligjee në fuqi nga kryeministri Albin Kurti,  ministri Arben Vitia si dhe u.d. së ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla,kanë shkaktuar pasojë në shumë drejtime deri edhe në humbjen e jetës së një të riu.

Sipas tij, qeveria në largim, me qasje të njëanshme dhe autoritare shpërfilli vendimet e Gjykatës Kushtetuese, shpërfilli ligjet dhe protokollet për ofrim të ndihmës të domosdoshme shëndetësore.

“I bëj thirrje Qeverisë në largim që të kthehet në kushtetutshmëri e respektim të ligjeve që të ruhet rendi kushtetues, ligjshmëria dhe jeta e qytetarëve të vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.