Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, për nder të 25 vjetorit të  Ditës së Çlirimit të Deçanit, ka njoftuar se sheshi i qytetit ka shkëlqyer me ngjyrat e Flamurit Kombëtar kuq e zi.

“Sheshi i Deçanit shkëlqen kuq e zi në 25-vjetorin e lirisë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Ndërsa,  për Ditën e Çlirimit Komuna e Deçanit ka organizuar edhe disa aktivitete./Ballkani.info/