Haradinaj sfidon borën e të ftohtin me dy orë ecje bjeshkës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me disa persona është duke ngjitur majën e Bistrës.

Haradinaj këtë e bëri të ditur me anë të një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook.

“Jemi duke u ngjit majën e Bisrës, kemi filluar nga Prevalla dhe deri tani kemi bërë dy orë ngjitje, do të vazhdojmë tutje edhe për dy orë të tjera. Moti nuk është i mirë, por jemi duke u kënaq”, ka thënë Haradinaj.