Haradinaj sërish e pret në takim Labinot Tahirin. A do t’i bashkohet Labi, AAK-së?

Kryeministri në largim dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka pritur sot sërish në takim deputetin Labinot Tahiri.

Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë se me Labin kanë folur për për zhvillimet më të fundit politike në vend, si dhe për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në implementinin e projekteve infrastruktutore në komunën e Ferizajt.

“E përgëzova deputetin Tahiri për organizimin e pestë me radhë të Darkës Tradicionale me Gyrbetëqar si dhe për angazhimin e tij edhe në planin humanitar duke e inkurajuar që të vazhdojë me devotshmëri shërbimin ndaj qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Në disa raste Tahiri është parë shumë i afërt me Haradinajn, duke ngjallur kështu dyshime se ai mund t’i bashkohet AAK-së. /Ballkani.info/

loading…