Haradinaj: Serbia s’ishte e gatshme për dialog, prandaj dështoi Samiti i Parisit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë për media ku ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

I pyetur rreth vazhdimit të dialogut me Serbinë dhe arsyen e shtyrjes së Samitit të Parisit, Haradinaj ka thënë se Serbia nuk ka qenë e gatshme për dialog të mëtutjeshëm.

“Serbia nuk ka qenë e gatshme, nga ana jonë tashmë dihet që i vetmi opsion mbi tavolinë për të vazhduar dialogun është njohja reciproke dhe me kufijtë ekzistues”, ka thënë Haradinaj, përcjellë Ballkani.info.