Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

Haradinaj ka theksuar edhe njëherë se Kosova nuk është duke i prishur raportet me SHBA-në shkaku i taksës dhe se ai dëshiron që të vazhdojë dialogu.

“Kosova dhe Serbia synojnë anëtarësimin në BE. Kosova dëshiron që të kthehet në dialog dhe nuk po e pengon këtë proces, ndërsa Serbia po vendos kushte. Imagjinoni një vend që ka për qëllim anëtarësimin në BE ndërsa në anën tjetër qesin kushte”, ka thënë Haradinaj, përcjell Ballkani.info