Haradinaj: Serbia nuk do të duhej ta kishte mundësinë të ulej në tavolinë me Kosovën derisa përditëson fletarrestimet ndaj ish luftëtarëve

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka thënë se ka zhvilluar bisedë me homologun turk, Mevlut Cavusoglu, lidhur ma ndalimin e ish Gjeneralit Imri Ilazi.

“Pas disa minutash, Ministri dhe Ambasada jonë në Ankara më njoftuan se z.Ilazi është liruar”, është shprehur ajo.

“Serbia si palë agresore, që nuk ka kërkuar falje dhe nuk ka vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që vranë, masakruan, dhunuan, shkatërruan e vodhën gjithçka, NUK do të duhej të ketë mundësinë të ulet në tavolinën dialoguese përballë Kosovës përderisa përditëson fletëarrestet politike ndaj luftëtarëve çlirimtarë që mbrojtën pragun e shtëpisë!”.