Haradinaj ‘selam’ Veselit: Ata që janë kundër taksës, mund të largohen nga Qeveria

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa është produkt i koalicionit qeveritar dhe vazhdon të mbetet e tillë.

Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se taksa ekziston sepse ka dakordim mes partnerëve të koalicionit.

“Partnerët e koalicionit kanë instrumente tjera nëse nuk janë dakord me taksën. Rrugë alternative është të dalin nga koalicioni, të japin votat për rrëzimin e Qeverisë dhe të shkojmë në zgjedhje”.

“Sikur të kishte qenë një kryeministër tjetër, ndoshta do të mund të bënin koalicione tjera, por nëse rrëzohet kryeministri bjer edhe qeveria dhe opsion mbeten vetëm zgjedhjet”, tha ai.

Kryeministri i vendit ka folur edhe për raportet me Presidentin, duke thënë se kanë disa dallime.

“Ka pasur një mungesë trasnparence nga ana e tij për dialogun, por falënderojë atë dhe PDK-në që kanë votuar Platformën e dialogut”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.