Lideri i AAK-së

Haradinaj: Rritje pagash prej 10% në vit, nëse luftohet ekonomia informale edhe më shumë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka premtuar 10% rritje pagash në sektorin publik për çdo vit.

Haradinaj, ka thënë se fokus i qeverisë së tij pas 6 tetorit, do të jetë sektori privat e gjenerimi i vendeve të reja të punës.

“Jemi ka mundohemi me i dhanë përkrahje sektorit privat. Kemi ra dakord me i rritë pagat për 10% në sektor publik, pra çdo vit, pra është e mundshme se rreth 4.5% është rritja ekonomike tash, pra rritja e brutoproduktit vendor”, ka thënë Haradinaj në një tubim në Prishtinë.

Ai ka thënë se nëse luftohet ekonomia informale, siç planifikohet, atëherë pagat mund të rriten edhe për 10% më shumë se që planifikohet.

“Ndërsa, nëse e zbresim informalitetin për 4% në 4 vitet që vijnë, që i bjen 16%, që prapë do të ketë informalitet, pra nuk po thojmë me qitë në zero, atëherë i bjen që krijohen mundësitë reale edhe për rritje pagat edhe për 10% në vit. Në sektorin privat synojmë me ndërmarrë veprime direkt në krejt lehtësina tatimore, pra me zgjeru listën e produkteve që lirohen nga tatimi”, ka thënë ai.

loading…