Haradinaj: Rexhep Selimi ka knu para prokurorit të Gjykatës Speciale… ka dhënë dëshmi!

Lideri i AAK-së dhe kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka thënë sonte se ka informacione dhe po flitet se në Gjykatën Speciale është ftuar dhe ka dhënë dëshmi edhe deputeti i AAK-së, Rexhep Selimi.

“Ai ka knu atje… pra ka rrëfy para prokurorit të Gjykatës Speciale. Ka fjalë që ka qenë atje. Ai bile në një intervistë me akuzoi se pse kam hesht unë kur kam dëshmu”, ka thënë Haradinaj në T7, transmeton Ballkani.info.

Ai më pas tregoi se pse ka zgjedh të mos flas dhe të mbrohet në heshtje në Gjykatë.

“Unë e ka zgjedh heshtjen, sepse unë e kam mbrojt UÇK-në në dy raste dhe avokati me ka këshillu që meqë nuk ka dicka konkrete pse me fol dhe me jap gjëra konkrete”, ka thënë Haradinaj. /Ballkani.info/

loading…