Haradinaj: Reciprociteti është mashtrim, s’mund të realizohet

Deputeti i AAK’së Daut Haradinaj edhe një herë ka treguar arsyet që kundërshtojnë heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Paralajmërimet e kryeministrit të ri Albin Kurti se taksën do ta zëvendësojë me reciprocitet ai i quan mashtrime.

“Reciprociteti më shumë është kamuflim i llojit të vetë sesa që mund të realizohet”, tha Haradinaj në Pressing në T7.

“Pse duhet me kaq nxitim me heq taksën”, pyet Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar Kurtin se çdo veprim drejt zëvendësimit të taksës do të ishte i gabueshëm derisa Serbia nuk e ka ndryshuar raportin me Kosovën.