Haradinaj reagon pas vendimit qeveritar që dëmton prodhuesit vendor: Mjaft mashtrimit!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas heqjes së taksës nga ministrja Hajdari të bllokave të ndërtimit që importohen nga Serbia.

Ai me anë të një komunikate për media këtij vendimi i është referuar si “mashtrimi vazhdon”.

Madje sipas tij, Kurti po shet leksione patriotizmi në dialog, ndërkaq po heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe.

“Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendor të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Mashtrimi vazhdon!

Shet leksione patriotizmi në negociata, e në anën tjetër e heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe.

Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendor të Kosovës.

Mjaft mashtrimit!.