Haradinaj reagon pas shkarkimit të Osmanit, e krahason LDK’në me komunistët bolshevikë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka reaguar pas shkarkimit të Vjosa Osmanit nga të gjitha pozitat që kishte në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Haradinaj, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, e ka krahasuar LDK-në me komunistët bolshevikë, teksa i ka quajtur edhe mashtrues. 

“Me veperimet kundër Vjosa Osmanit e Donika Gërvalles e disa te tjerve këta dje ,sote dhe nesër dëshmuan dhe do dëshmohen se janë po të njejtit komunist bolshevik ku qdo kundershtar duhet të prejashtohet perveq kësaj duhet edhe linqu e demonizu se janë “tradhtar””, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

LDK edhe më tutje mbetet me mbi 85% ish LKJ dhe neo LKJ!

Dyftyrësia e lidershipit të LDK-së!

Kameleonet e rritur , edukuar dhe brymosurë në frymen e komunizmit bolshevik e duke qenë dhe funksionar komunist në kohe fushate zgjedhore në shtetin e pavaruar që per shtet e pavarsi nuk dhanë asgjë por vetëm vjedhën e ikën mashtrojn popullin duke u shtirë si liberal e demokrat. Me veperimet kundër Vjosa Osmanit e Donika Gërvalles e disa te tjerve këta dje ,sote dhe nesër dëshmuan dhe do dëshmohen se janë po të njejtit komunist bolshevik ku qdo kundershtar duhet të prejashtohet perveq kësaj duhet edhe linqu e demonizu se janë “tradhtar”.
Mashtruesve komunist bolshevik ju ka ike koha por po e mbajn quditrisht ende pushtetin.