Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Qeverinë Kurti me 66 vota pro dhe 10 abstenime

Në lidhje me këtë ka reaguar ish-kryeministri, Ramush Haradinaj duke uruar krijimin e institucioneve të reja.

“Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar ndër tjerash Haradinaj.

Ai poashtu ka thënë që dorëzimin e mandatit do ta bëj Behgjet Pacolli pasi nuk ndodhet në Kosovë.

Haradinaj ka qenë kryeministër i Kosovës që nga viti 2017 duke dhën dorëheqja pas një ftese për intervistim nga Gjykata Speciale. /Ballkani.info/