Haradinaj reagon ashpër pas vendimit për mbylljen e tri Universiteteve Publike: E papranueshme

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër pas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike, atij të Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit.

“Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren. Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin. Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate”, ka shkruar kryeministri në Facebook. /Ballkani.info/

loading…