Haradinaj: Rashit Qalaj u shkarkua kur u arrestua Haki Rugova

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë se nuk kanë pasur dijeni për shkarkimin e ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj.

Ai ka thënë se aAK as nuk është konsultuar për këtë vendim si partner qeverisës.

“Nuk kemi pasur informacion për Rashit Qalaj”, tha ai në T7.

“E dimë se Rashit Qalaj u shkarkua kur u arrestua Haki Rugova”, shtoi Haradinaj.