Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka përshëndetur procesin e rregullt zgjedhor në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se qytetarët e këtyre komunave dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor demokratik, transmeton Ballkani.info.
Postimi i plotë i kryeministrit:
Përshëndes procesin e rregullt zgjedhor, për zgjedhjen e Kryetarëve në katër Komunat veriore të Kosovës.
Në këto zgjedhje të parakohshme, qytetarët e kësaj ane, dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pa ndonjë incident në një proces demokratik, duke votuar për kandidatët që ata besojnë se do ju shërbejnë interesave të tyre. /Ballkani.info







