Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se shtrenjtimi i energjisë elektrike, i propozuar nga ZRRE është i papërballueshëm.

Ai i bëri thirrje qeverisë që në këtë periudhë, ku sipas tij, inflacioni ka rritur çmimet, të ndajë buxhet për mbulimin e energjisë.

“I bëj thirrje Qeverisë, që në këtë periudhë kur inflacioni ka rritur çmimin e shportës së përditshme të qytetarëve, të ndajë buxhet për mbulimin e kostos shtesë nga çmimi i tanishëm i energjisë. Kjo s’duhet të mbetet në nivel diskutimi të papërcaktueshëm të qeverisë”, është shprehur Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se AAK-ja ka thirrur debat paralamentar për ngritjen e çmimeve të artikujve elementar për këtë të enjte.