Kryeministri

Haradinaj: Qeveria po synon bazë ligjore për lojërat e fatit

Kaotike e ka quajtur gjendjen në industrinë e lojërave të fatit në Kosovë, kryeministri Ramush Haradinaj.

Qeveria, sipas tij, po synon të krijoj bazë ligjore për lojërat e fatit, që të eliminojë kaosin që është në këtë fushë.

Kështu ka deklaruar Haradinaj, i pyetur për koncept-dokumentin e qeverisë për të cilin raportoi Koha Ditore.

“Qëllimin e kemi me e vu njëfarë rendi me këto, se është tepruar me to, janë bërë si kërpudhat që kanë mbi nëpër Kosovë. Ka raste të krimit, vetëvrasjeve e problemeve, dhe nuk do të vazhdoj në pakufi kështu,” ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk synojnë uljen e punësimti me këtë veprimtari, e as shtimin e pikave të lojërave të fatit, por vetëm rikthimin e rregullit në këtë fushë.