Në Kosovë deri tani janë regjistruar 13 raste raste te prekura nga koronavirusi. Vitia, Malisheva, Klina dhe Podujeva janë komunat nga të cilat vinë të infektuarit.

Qeveria e Kosovës ka marrë masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por kjo nuk është e mjaftueshme sipas ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton Ballkani.info.

Haradinaj në një postim në Facebook propozoi që “Parku Inovativ në Prizren” të shëndrohet në qendër rezervë për karantinë ndaj të dyshuarëve për koronavirus.

Ish-kryeministri poashtu ka thënë që Qeveria nuk duhet kopjuar modelet e shteteve tjera për mbrotje nga koronavirus, por duhet të ta ketë planin e saj në përputhje me rrethanat e vendit.

“Kosova duhet të dizajnojë planin e saj të parandalimit dhe mbrojtjes nga ky virus e jo të kopjojë plane të cilat nuk përkojnë me kapacitetet dhe specifikat tona”, ka shkruar ndër tjerash Haradinaj. /Ballkani.info/

Postimi i plotë: