Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë për media ku ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

I pyetur rreth deklaratave së raportueses së Kosovës në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, se taksa po e rrezikon liberalizimin e vizave, Haradinaj ka thënë se nuk di a t’iu besojë më evropianëve.

“Si t’i besojmë evropianëve pasi që njëherë na thanë se dialogu po e bllokon liberalizimin e vizave, tashmë taksa. Ne po punojmë rreth kësaj teme dhe për momentin presidencën e BE-së e ka Rumania e cila është pozitive ndaj kësaj çështje”, ka deklaruar Haradinaj, përcjell Ballkani.info.