Haradinaj: Procesi i dialogut është në duar të sigurta, nuk ka rrezik të flitet për ndarje

Çështja e dialogut Kosovë -Serbi për një marrëveshje finale tashmë është në duar të sigurta dhe nuk rrezikohet të flitet për ndarje.

Kështu tha sot kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë që ka mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë.

“Me rëndësi është që tash procesi është në duar të sigurta i është hequr zonjës Mogherini, ka një stabilitet”, tha Haradinaj.