Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka organizuar pritje lamtumirëse për Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairy O’Connell.
Me këtë rast Haradinaj e ka falënderuar atë për shërbimin nëntë vjeçar në Kosovë, dhe ndihmën e Britanisë në ruajtjen e integritetit territorial të vendit, përkrahjen e madhe për transformimin e FSK-së dhe forcimin e qeverisjes së mirë përmes projektit të rekrutimit të pozitave të larta drejtuese të shërbimit civil.
Faleminderit, mik i Kosovës- përfundoi Haradinaj.
loading…







