Kryeministri

Haradinaj: Prezenca e KFOR-it është gjithmonë e mirëpritur

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme është takuar me Komandantin e KFOR-it Salvatore Cuoci ku kanë biseduar për sigurinë në vend. Haradinaj nga komandanti i KFOR-it ka pranuar edhe një emblemë si shenjë bashkëpunimi konstruktiv, transmeton Ballkani.info.

“Në takim pune me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, vlerësuam se gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë dhe për mbajtjen e një mjedisi të qetë e të sigurt, bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm. KFOR-i në vazhdimësi ka dhënë kontribut të madh për një Kosovë të sigurtë e paqësore dhe prezenca e këtij misioni do të jetë gjithmonë e mirëpritur. Nga Komandati Cuoci, pata nderin të pranoj emblemën e KFOR-it si shenjë e bashkëpunimit konstruktiv”, ka shkruar Haradinaj në një postim në “Facebook”.