AAK

​Haradinaj pret në takim zyrtaren e DASH-it: Mirënjohës SHBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradianaj, ka pritur në selinë e partisë, Drejtoreshën për Çështje Evropiane në Departamentin Amerikan të Shtetit, Colleen Hyland.

Haradinaj ka njoftuar se me Hyland ka biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, duke shprehur nevojën për mbështetjen amerikane në proceset e ardhshme.

“E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA-të japin për Kosovën”, ka shkruar i pari i AAK-së në llogarinë e tij në Facebook.