Kryeministri

Haradinaj pret në takim Sylejman Selimin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në zyrën e tij Ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se e drejta dhe e vërteta e Kosovës do të dalin gjithëmonë fitimtare.

Derisa ka thënë se ka pasur nderin që ta pres në zyrën e tij “Gjeneralin e Lirisë”.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.

“Pata nderin ta pres Gjeneralin e Lirisë, Sylejman Selimin. E drejta dhe e vërteta e Kosovës gjithmonë do të dalin fitimtare!”, ka shkruar Haradinaj.