Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar Grupin Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. 

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. 

“Sot në Ditën e Çlirimit të Kosovës, na nderoi me vizitë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Gëzuar Dita e Çlirimit shqiptarë kudo që jeni! Faleminderit President Begaj! 

Faleminderit Shqipëri!🇦🇱”, ka thënë Haradinaj.