Haradinaj: Popull më të mirë se në Rahovec nuk ka

Dy ditë pas ofrimit të dorëheqjes nga pozita e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Rahovec. Nga aty, kryeministri në dorëheqje ka lavdëruar qytetarët e asaj ane. Ka thënë se njerëz më të mirë se rahovecianët nuk ka.

“Qysh janë njerëzit ju merr moti. Njerëz ma të mirë se rahovecianët nuk ka”, i ka lavdëruar rahovecianët Haradinaj.

Këto komente ai i ka bërë gjatë Akademisë Përkujtimore në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu.

Haradinaj gjatë fjalës së tij është shprehur se Shejh Myhedini, do të kujtohet gjithmonë si hero i kombit.

“Një ngjarje si kjo i bën krenar popujt., ne jemi në vbendin ku 21-vjet më parë ra heroikisht një prijës fetar, e rilindas. Nëse flasim këtu për heronjtë e kombit, Shejh Myhedini është pjesë e tyre. Historianët do të kenë punë me të”, ka thënë Haradinaj gjatë akademisë përkujtimore.

loading…