Haradinaj: Po spekulojnë, Amerika nuk ka kërkuar korrigjim të kufijve

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar konferncën për media, ku ka demantuar të gjitha ato lajme se Amerika ka bërë apel që Kosova duhet të shikoj një lloj marrëveshje për korrgjim të kufijve në këmbim të njohjes së shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, përcejll Ballkani.info.

Haradinaj të gjitha këto lajme i ka quajtur spekulime, sepse sipas tij Amerika nuk ka një mendim të tillë, dhe se nuk ka kërkuar askush një gjë të tillë.

“Ne kemi komunikim direkt me Presidentin Trump me krejt mekanizmat amerikan, këto janë spekulime, nuk kanë mendim për ndërrim të kufijve. Nuk ka logjikë me na kërku dikush atë gjë, nuk ka logjikë, ne kem kushtetutë, na kem shtet”, ka thënë Haradinja në konferencë. /Ballkani.info/