Haradinaj: Plagët e luftës nuk mbyllen pa ndriçimin e fatit të të pagjeturve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot të pagjeturit, duke thënë se plagët e luftës nuk mbyllen pa ndriçimin e fatit të tyre.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nuk do të rreshtin së kërkuari drejtësi.

“Nuk rreshtim së kërkuari. I kujtojmë çdo ditë. Na mungojnë çdo festë e gëzim. Plagët e luftës nuk mbyllen pa ndriçimin e fatit të tyre. E nuk është rastësi, që Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës në Meje e Korenicë. Me qindra jetë të humbura e të martirizuara vetëm pse ishin shqiptarë. Kurrë nuk do të harrojmë kujtimin e tyre. Kurrë nuk do ndalemi së kërkuari drejtësi”, shkruan Haradinaj.