Kryeministri

Haradinaj pinë birrë dhe mban veshur fanellën me mbishkrimin “Skenderbeu – Gjaku s’hup kurrë” (FOTO)

Është kryeministri më i zhvilluar fizikisht jo vetëm në rajonin tonë, por edhe më gjerë. Gati çdo vikend ngjitet në njerën nga bjeshkët dhe majat e Kosovës.

Fitnesin e ka si normë të përditshme. Është ky kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Për të treguar se është në formë të mirë fizike, tregon edhe kjo fotografi e bërë sonte, shkruan Ballkani.info.

Ai ka dalë për një birrë me mikun e tij, koordinatorin e Qeverisë së Kosovës për reforma, Besnik Tahirin.

Kryeministri veshur mban një fanellë të zezë me mbishkrimin “Skenderbeu MC Shqiptaria”, që është dhuratë nga klubi i motoristëve Skënderbeu në Gjermani, Zvicër, etj.

Po ashtu në këtë bluzë shkruan “Gjaku s’hup kurrë”. /Ballkani.info/

Haradinaj ishte vizituar nga motoristët e “Skenderbeu MC Shqiptaria” edhe sa mbahen në Francë.