Haradinaj: Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të hoxhë Asllan Muratit

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë, ka thënë se është pikëllues lajmi për vdekjen e hoxhë Asllan Muratit, i cili i ruajti eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini.

“Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të hoxhë Asllan Muratit nga Mitrovica, një burrë i respektuar dhe patriot”.

“Asllani ishte kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini, që nga viti 1998 e deri në rivarrimin e tyre. Ngushëllime familjes Murati dhe miqve të të ndjerit. I qoftë i lehtë dheu”,ka shkruar Haradinaj.

loading…