Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Podujevë, ka ndaluar në një çajtore në Llap.
Haradinaj shihet bashkë me Besnik Tahirin nga AAK, teksa pijnë çaj bashkë me disa qytetarë atje. Aty është edhe hoxha i njohur i Llapit, Mulla Idriz Bilalli.
Para këtij pushimi, Kryeministri në detyrë nderoi heronjtë e luftës Edmond Hoxhën, Hakif Zejnullahun, Zahir Pajazitin dhe Ilir Konushevcin, duke bërë homazhe pranë shtatores së katër dëshmorëve.
loading…







