Haradinaj përshëndetin votimin e sotëm të LIBE, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur votimin e sotëm të Komitetit për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) në Bashkim Evropian, të cilët votuan edhe një herë pro fillimit të negociatave me Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Haradinaj në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka shkruar se i gëzohet përkrahjes që legjislatura e BE-së vazhdon t’i jap Kosovës.

“Me gjithë vonesat dhe diskriminimin ndaj Kosovës, është për t’u përshëndetur votimi i sotëm i Komisionit për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Liritë Qytetare (LIBE) për procesin e rinisjes së negociatave ndërinstitucionale me Këshillin e Bashkimit Europian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ndonëse votim i përsëritur për të dytën herë, i gëzohem përkrahjes, që legjislatura e re e BE-së vazhdon t’i jap Kosovës në këtë të drejtë tashmë të fituar”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka thënë se Kosova dhe qytetarët e saj, presin që me të njëjtën përkrahje do të përsëritet edhe votimi i nevojshëm në Parlamentin Europian, dhe përfundimisht në Këshill, që të hapen rrugët e shkëmbimeve kulturore, akademike, e turistike me Europën edhe për qytetarët kosovarë.

loading…