Haradinaj përshëndet miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përshëndetur miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike sot në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se zvarritja e këtij Ligji ishte në dëm të qytetarëve. “Përshëndes miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe përgëzoj deputetët që më në fund tejkaluan vijat partiake dhe përfunduan këtë proces, zvarritja e së cilit ishte në dëm të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka bërë thirrje që ekzekutivi të të fillojë sa më parë implementimin sepse ekziston gjendje e rënduar tek qytetarët dhe ekonomia në përgjithësi.

“Bëj thirrje tek ekzekutivi që sa më parë ta fillojnë implementimin, pasi që dihet qartë gjendja e rëndë e shumë familjeve në vend por edhe e bizneseve dhe ekonomisë në përgjithësi”, është shprehur Haradinaj.