Haradinaj përshëndet Engel për postin e ri, thotë se është krah i fuqishëm për Kosovën

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka përshëndetur zgjedhjen e Eliot Engel, në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan.

Ai ka thënë se zgjedhja e tij në këtë post është një krah i fuqishëm për Kosovën në kohën kur është duke u konsoliduar ndërkombëtarisht.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

”Zgjedhja e Kongresistit dhe mikut tonë të madh, Eliot Engel, në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën. Engel për dekada, deri në përmasa heroike, u angazhua për çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve. Për popullin e Kosovës emri i Engel është ikonë e miqësisë së përjetshme me ShBA-në dhe zgjedhja e tij, në kohën kur Kosova është në fazën e përmbylljes së konsolidimit ndërkombëtar, është krah i fuqishëm për ne. Urime mik!”