Haradinaj përshendet deklaratën e Merkelit e cila tha se Evropa bashkohet vetëm kur Ballkani të jetë pjesë e saj

Kryeministri në largim dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka përshendetur deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel e cila ka thënë se Bashkimi Evropian do të ishte më i fuqishëm dhe me proseperues me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“I duartrokas Kancelares Merke për riaferimin e Ballkanit Perëndimor lidhur me perspektivën e BE-së të thënë sot nga qyteti hungarez Sopron. Bashkimi Evropian do të ishte më i fuqishëm dhe me prosperues për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor më afër BE-së. Kosova është gati”, ka shkruar Haradinaj në Tëitter, transmeton Ballkani.info.

Evropa do të bashkohet me të vërtet vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të i bashkohen BE’së. Kështu tha Kancelarja gjermane Angela Merkel të hënën.

Deklaratat e Merkel tregojnë për një përkushtim serioz të Berlinit për një zgjerim të bllokut, një ide që është jo shumë e pëlqyer tek disa qeveri europiane dhe shumë votues në Europën Perëndimore. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka qenë veçanarisht skeptik kundër zgjerimit në vitet e fundit.

Merkel ishte duke folur për 30 vjetorin e “piknikut pan-europian” që u mbajt në Hungari. Kjo ngjarje njihet si rënie e Perdes së Hekurt dhe bashkimi i Europës Perëndimore dhe asaj Lindore.

Por kancelarja tha që uniteti europian do nuk do të ndodhë deri sa e gjithë Ballkani Perëndimor të antarësohet.

“Nëse shohim gjërat në mënyrë gjeostrategjike dhe shohim hartën gjithashtu, atëherë e shohim se nuk do të ketë Europë të bashkuar pa shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha Merkel për gazetarët në qytetin hungarez të Sopronit.

Gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor nuk janë anëtare të BE’së. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë zyrtarisht vende kandidate për antarësi ndërsa Bosnja e Hercegovina dhe Kosova klasifikohen si “kandidatë potencial”. /Ballkani.info/

loading…