Haradinaj përkujton Skënderbeun: Kryeprinci i shqiptarëve është gjithmonë frymëzim për ne

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Gjergj Kastriotin një ditë para përvjetorit të vdekjes së tij.

Ai tha se Skënderbeu është gjithmonë frymëzim për shqiptarët duke e quajtur edhe kryprinc të popullit.

“Më 17 janar 1468, pushoi së rrahuri zemra e themeltarit të Shqipërisë, kryeprincit të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjenerali që sfidoi superfuqitë e kohës, është gjithmonë frymëzimi për secilin që ndjehet shqiptar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Vepra e tij gjithmonë ndezi shkëndijat e kryengritjeve për liri. Lum shqiptarët që e kishin. Lavdi e përjetshme!”.