Haradinaj përkujton komandatin, Selman Lajçi dhe të gjithë dëshmorët e Rugovës dhe Podgurës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar sot komandatin Selman Lajçi dhe të gjithë dëshmorët në Rugovë e Podgur.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se përderisa Brigada 136 “Rugova” , po bënte përpjekjet titanike për shpëtimin e të plagosurve, Kosovës i dha shumë dëshmorë.

“E shpresa e fitores u forcua, me ardhjen e djemve të Atlantikut, në ndihmë të Luftës Çlirimtare. Duke kujtuar e nderuar sot komandantin Selman Lajçi, nderojmë të gjithë Dëshmorët e asaj pranvere të përgjakur në Rugovë e Podgur”, ka shkruar Haradinaj.

Ai po ashtu tha se nderojmë dhe kontributin e djemve që nga Shtetet e Bashkuara, sollën shpresën e lirisë