Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i është bashkangjitur thirrjes për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.
Komuniteti shqiptar në New York dje janë tubuar para konsulatës së Serbisë ku kanë kërkuar drejtësi për viktimat e luftës.
Haradinaj ka shkruar se duhet të vendoset drejtësi për dhunën seksuale gjatë luftës.
“Duhet të vendoset drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Përkrahje për viktimat dhe mbështetje për organizatorët dhe pjesëmarrësit e tubimit”, ka shkruar ai.







