Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka bërë të ditur lajmin se asamblistja e LDK’së, Fiknete Bejta ka kaluar në partinë e tij, në AAK, mirëpo këtë ai nuk e ka bërë nga zyra e partisë.

Kalimin e Bejtës nga LDK’ja në AAK, Haradinaj e ka bërë përmes zyrës së Kryeministrtisë, e jo nga selia e partisë së tij.

Ai në cilësinë e Kryeministrit ka lajmëruar për transferimin e Bejtës në partinë e tij.