Haradinaj për vdekjen e babait të Kadri Veselit: U shua në një moment të rëndë, ngushëllime bashkëluftëtari im Kadri

Ramush Haradinaj e ka ngushëlluar familjen Veseli për vdekjen e Fazli Veselit, babait të Kadriut, ish-liderit të PDK-së.

Lideri i AAK-së e ka quajtur vdekjen e Fazli Veselit si shuarje në një moment të rëndë për këtë familje.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëthemeluesit të UÇK-së, ish kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida. Vdekjet nuk janë të lehta, pavarësisht moshës, por vdekja e bacës Fazli vjen në një moment të rëndë për familjen Veseli për shkak të rrethanave tanimë të njohura.
Sot ndaj dhembjen me mikun e bashkëluftëtarin tim Kadriun dhe mbarë familjen Veseli!
Baca Fazli u prehtë në paqe” shkruan Haradinaj në ngushëllim.