Haradinaj për universitetet: Ani a t’i mbyllim krejt pra?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përsëri është shprehur kundër vendimeve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) për tërheqjen e akreditimit për tri universitetet publike, atë të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës.

Haradinaj gjatë një vizite në komunën e Fushë Kosovës tha se KShC është ngutur me vendimet e tyre dhe ka vepruar me indiferencë.

“Mitrovica Trepçën se ka ma, ekonomi s’ka, plotë familje fëmijët i kanë në shtëpi. Në vend se mi ndalë programet për ata fëmijë, është dashtë me kërku një takim alarmues me thënë që me ndryshu cilësia apo me ndryshu kritere apo ku o problemi, po mu sill qaq me indiferencë thu ti se je ka flet për spo di çka, edhe mi ndal programet edhe mi lënë gjithë ata fëmijë”, tha Haradinaj.

Ai u përgjigj edhe zërave se fakultetet nuk i kanë merituar akreditimet, me pyetjen “A t’i mbyllim krejt pra?”.

“Dikush po thotë po fakultetet tona të këqija, ani a t’i nalim krejt pra, na nuk guxojmë mu sjellë ashtu ndaj fëmijëve”, tha Kryeministri.

loading…