Haradinaj rreth protestës ne Veri: Protestat janë krejtësisht demokratike, ashtu siq është edhe vendimi për taksën 100 %
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka komentuar planifikimin e protestës që po pritet të mbahet nesër në veri të Mitrovicës, nga komuniteti serb.
Protestën e kishte paralajmëruar edhe Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo dhe e kishte konfirmuar edhe deputeti nga Lista Serbe, Igor Simiq.
Kjo protestë është thënë se do të jetë paqësore dhe se simbolizon kundërshtimin e taksës 100%, të vënë nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve të importuara nga Serbia e Bosnja.
Në një prononcim për Ballkani.info, deputeti nga AAK, Daut Haradinaj, ka thënë se kjo është krejtësisht normale dhe se protesta është demokratike, ashtu siç është edhe vendimi për taksën 100%.
“Protesta nuk përbën problem, është demokratike ashtu siç është edhe vendimi për taksën” ka thënë Haradinaj për Ballkani.info.
Kujtojmë se javën e kaluar, Qeveria e Kosovës ka ngritur taksën për produktet e importuara nga Serbia nga 10% në 100%.
Ky vendim ka bërë që të reagojnë përfaqësues të shumtë edhe nga shteti serb, të cilët kanë kërkuar heqjen e taksës. /Ballkani.info/







