Kandidati për president i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për dallimin që ka me Vjosa Osmanin, si kandidate e VV-së për president.

“Së pari, dua të them se kam shumë respekt për Vjosa Osmanin. Ajo është një grua e zgjuar me ide të mira për Kosovën – dhe unë jam i sigurt që ajo do të ketë një rol të rëndësishëm në peisazhin tonë politik tani dhe në të ardhmen”, ka thënë Haradinaj.

Mirëpo, sipas tij, Kosova ka nevojë për një President të fortë tani, i cili mund të dalë kundër Vuçiqit dhe që mund ti shtyjë interesat tona kombëtare.

“Kjo kërkon forcë dhe përvojë. Nëse Vjosa nuk ishte aq e fortë për ta bindur partinë e saj, si do të përballet ajo me fqinjin tonë arrogant? Koha e saj do të vijë, por tani nuk është koha për eksperimente”, ka thënë Haradinaj në “Pressing”. /Ballkani.info/