Istog

Haradinaj për ngushëllime te familja e policit të vrarë: Në këtë tragjedi nuk do të jeni vetëm!

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar sot familjen e policit të vrarë Izet Demajt. Përveç ngushllimeve, Haradinaj i ka dhuruar vëllait të Izetit, Rrustem Demajt, flamurin e shtetit të Kosovës dhe atë të Shqipërisë,

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot për ngushëllime në fshatin Vrellë të Istogut, në familjen e policit që u vra dje, Izet Demaj.

Kryeministri me këtë rast i ka dhuruar vëllait të policit të vrarë, flamurin e Republikës së Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

“Në nderim të shembullit heroik të policit Izet Demaj, sot isha për ngushëllime në familjen e tij, me porosinë që të mbahen të fortë dhe me zotimin se në këtë tragjedi nuk do të jenë vetëm!”, ka thënë Haradinaj.