Haradinaj: Për mua nuk ka veteran të rrejshëm, kjo do të dëshmohet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit që kishte sot në Deçan me familjarët e dëshmorëve të kësaj komune, foli edhe për rastin e veteranëve të rrejshëm.

Sipas të parit të qeverisë, kjo është vetëm një zhurmë dhe se do të vijë dita që të gjithë do të kuptojnë se ka pasur të drejtë në deklaratat e tij, se nuk ka veteranë të rrejshëm.

Ndryshe, për rastin e veteranëve të rremë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës vitin e kaluar ka ngritur aktakuzë kundër 12 personave.