Haradinaj: Për mu Tahir Zemaj edhe sot ishte gjallë

Kryeministri i Kosovës, njëherësh ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për herë të parë për ish-komandantin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), Tahir Zemaj.

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se e ka ndihmuar shumë Zemajn.

Ai ka thënë se kazermën e udhëhequr nga Zemaj në Prapaçan e ka përgatitur vetë ai.

“Kolonel Zemajt s’i dërguan përkrahje as me armë, as me financa”, ka deklaruar Haradinaj.

“Unë ia kam dhënë çdo përkrahje. Telefonin satelitor ia kam dhënë timin, që të komunikojë me kolegët e vet”, ka thënë ai.

“Në fillim e lanë shumë keq, krejt cullak”, është shprehur Haradinaj në T7.

Ai ka thënë se Zemajn nuk e ka njohur shumë. “S’kam arritur ta krijoj krejt gjykimin tim për të”, ka shtuar ai. /Express/