Haradinaj për Kurtin: A është i Serbisë ky njeri apo i Rusisë?

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Kurti për qasjen e tij në dialogun me Serbinë.

Haradinaj ka thënë se Kurti do të duhej të kërkonte nga presidenti Biden që të emërojë nj[ të ngarkuar të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk ia ke ni niher një deklaratë duke thënë: I kërkoj presidentit Biden të na çon një të ngarkuar special për dialogun. Pse nuk po ka guxim me e bo këtë. A është ky njeri i Serbisë a Rusisë, a kush është ky. Por një problem dikun është. Një njeri normal që përfaqëson Kosovën e nuk del si e ka marrë detyrën atë ditë, me thënë e kam çështjen e dialogut me rëndësi. Pse shkon te Borreli që është një vend jonjohës e pse shkon te Lajçaku, nuk e kuptoj”, u shpreh Haradinaj në Kanal 10.